Pas disa orësh në luftë me fakët, zjarrfikëset arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në afërsi të fshatit Tragjas të Vlorës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri i qëllimshëm, i cili u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës civile të Bashkisë Vlorë.
“Fatmirësisht, një front zjarri, që dukej sikur po rrezikonte disa banesa, është parandaluar në kohë rekord nga zjarrfikësit.
Skuadrat do vazhdojnë të angazhuara. Nesër në mëngjes do bëhet evidentimi i plotë. Mbetemi vigjilentë”, tha Vengu në një deklaratë pas mesnate.