Në fund, Dede komentoi edhe gjendjen e fushës në stadiumin e Lillestrøm-it: “Ne jemi një vend mesdhetar, me shumë diell, ndaj klima jonë nuk të lejon të kesh një bar kaq të mirë sa këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me fushat apo stadiumet e Norvegjisë, por gjithsesi edhe fusha jonë në Rrogozhinë është në gjendje shumë të mirë.”
I pyetur se cili do të jetë çelësi i suksesit për Egnatian në këtë përballje, Dede u përgjigj shkurt dhe qartë: “Entuziazmi dhe energjia që do të marrim nga tifozët tanë.”









