Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare, Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi – pas përballjes me një sëmundje të rëndë ku po trajtohej në klinikën interne.
Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe mbarë kombin shqiptar.
Ditëve të fundit nën masa të rrepta sigurie, Hashim Thaçit, vizitoi babanë e tij për rreth tri orë e gjysmë në QKUK, pas disa herë refuzimesh nga Gjykata Speciale. Thaçi nën masa të rrepta sigurie e pa për herë të fundit ditë më parë babanë e tij tash të ndjerë.
“Baba iku krenar Hashim”, ka qene mesazhi i publikuar edhe nga kryeministri i Shqiperise, Edi Rama.