• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Operacioni “Kilovati” në Gjirokastër, policia jep detaje për 16 masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE (VIDEO)

19/03/2025
Operacioni “Kilovati” në Gjirokastër, policia jep detaje për 16 masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, mbi kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, finalizohet operacioni policor i koduar “Kilovati”.

Ekzekutohen masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 16 shtetas:

✅“Arrest në burg”, për 4 shtetas dhe “Arrest në shtëpi”, për 6 shtetas, punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;

✅“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet këtyre matësve. Shpallet në kërkim 1 ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për shtetasit:
-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

•”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

•Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2025/03/WhatsApp-Video-2025-03-19-at-2.14.37-PM-1.mp4

Related Posts

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë
Kryesore

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë

29/09/2026
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Kryesore

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

29/09/2026
Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi në qendër të projektit kuqezi, ndaj San Marinos mos të nxitojmë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Muçi në qendër të projektit kuqezi, ndaj San Marinos mos të nxitojmë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

29/09/2026
Shqiptarët mbushin San Marinon, pritet spektakël kuqezi në tribuna

Shqiptarët mbushin San Marinon, pritet spektakël kuqezi në tribuna

29/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al