• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS prezanton listën e kandidatëve në Qarkun e Vlorës. Çuçi: Listë që përfaqëson shoqërinë, jo thjesht partinë

23/03/2025
PS prezanton listën e kandidatëve në Qarkun e Vlorës. Çuçi: Listë që përfaqëson shoqërinë, jo thjesht partinë

Në një event të mbajtur sot në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës z. Bledi Çuçi prezantoi zyrtarisht ekipin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij prezantuese, z. Bledi Çuçi theksoi se lista e re nuk është një përzgjedhje e mbyllur brenda partisë, por një pasqyrë e shoqërisë vlonjate në gjithë larminë dhe energjinë e saj.

“Kjo nuk është një listë e partisë, por e shoqërisë. Ky është një ekip që nuk përfaqëson thjesht zona, por karaktere dhe histori që flasin për shoqërinë që jemi dhe atë që duam të bëhemi.”- u shpreh z. Çuçi

Ai nënvizoi se kjo listë është ndërtuar mbi frymën e hapjes, rinovimit dhe përfshirjes, duke ftuar çdo qytetar që ndjen përgjegjësi për të ardhmen, të bëhet pjesë e projektit të përbashkët politik.

“Kjo është një listë për të hapur Partinë Socialiste, për të hapur politikën, për të hapur derën për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të ardhmen — dhe në fund, të gjithë së bashku për të hapur derën e Bashkimit Evropian,” – u shpreh Çuçi.

Ai theksoi gjithashtu se objektivi madhor i mandatit të ardhshëm është të përmbyllë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, jo thjesht si akt formal, por si përmbajtje dhe realitet i ndërtuar mbi përfaqësim dinjitoz dhe institucione që funksionojnë.
Lista e kandidatëve, e prezantuar gjatë eventit përfshin figura me përvojë të ndryshme nga fusha të ndryshme: arsim, mjekësi, sipërmarrje, administratë, sport, aktivizëm qytetar dhe politikë vendore, duke reflektuar qartë vullnetin për një politikë të hapur dhe përfaqësuese për të gjithë shoqërinë.

Më poshtë lista e plotë e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës:

Lista e Mbyllur

Bledi Çuçi
Zamira Sina
Erjona Ismaili
Pirro Vengu

Lista e Hapur

Vasil Llajo
Vullnet Sina
Damian Gjiknuri
Ardit Bido
Gjergji Merkuri
Ina Majko
Evis Allushi
Klevis Kaso
Brunilda Mersini
Mjaftesa Sulaj
Briseda Çakëri
Endri Hysenaj

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gara për Champions në Serie A, OPTA nxjerr Juven nga “Top4”

Gara për Champions në Serie A, OPTA nxjerr Juven nga “Top4”

10/03/2026
Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

Rihanna largohet nga Beverly Hills pas sulmit në shtëpinë e saj!

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al