• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

02/04/2025
Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

Një skandal që ka përfshirë SPAK raportohet nga mediat. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga kjo prokurori, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes prej andej të dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të posacëm.

Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT si të dyshuar. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për këtë çësjtje në studion e “Opinion” ku tha se ka dyshime të forta për hakerim.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, – tha Lala.

Sipas gazetares, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera“, – u shpreh ajo.

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi. Kështu sipas saj është arritur tek dy personat e arrestuar.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi!

Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, – tha ajo.

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

09/03/2026
VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al