• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sekreti

04/04/2025
Sekreti

folder with TOP SECRET stamped across the front page and a blank photograph

Nga Anila Hoxha

Sekreti!

Në datë 14 mars, një gjyqtar i posaçëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish-zyrtarëve dhe, po me kërkesë të SPAK, u shpall në një seancë me dyer të mbyllura “ndalimi i publikimit të akteve”.

Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet, as nga SPAK dhe as Policia.

Gjendur përballë informacioneve të shumta që më sinjalizuan se dy të dyshuarit ishin arrestuar pas hakerimit të PC-ve të prokurorëve të posaçëm në të njëjtën datë, ju drejtova me kërkesë zyrtare SPAK me pyetjen për çfarë vepre penale ishte arrestuar i dyshuari Zambak Gjoni.

Ndërsa pati heshtje nga instucioni dhe për shkak të rëndësisë dhe interesit publik, vazhdova të mbledh informacione nga burimet, që me saktesuan se “po kishte patur ndërhyrje” .

Në 25 mars ju ridrejtova SPAK me kërkesë mbi të njëjtin objekt, duke kërkuar informim për cka kisha mbledhur ; pra të dhena shtesë për të konfirmuar cka më kishin treguar burimet.

Që hetimi po kryhej për akuzat e nxjerrjes së akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistem.

Dhe me një seri pyetjesh për të cilat prisja konfirmim.

Në 1 prill SPAK përgjigjet pa përgjigjje ishin me frazën: – nuk kemi informacion për të ndarë me ju
U konsultova me ekspertët më të mirë se si duhet të veproje një gazetar përballë një situate të tille.

A duhet të presë derisa sekreti të marrë dhenë , duhet të rrezikojë dhe për pasojë të merret nën hetim apo duhet të respektojë interesin publik.

Më thanë “qëndro gazetare” .

Po e publikoj sot ngercin e transparencës fshehur pas sekretit hetimor të një prokurorie, e cila nga data 13 mars kur u arrestuan dy ish zyrtarë, vendos më në fund të ndajë informacion.

Asgjë s’ka ndryshuar, sekreti vazhdon sekret, megjithatë sot në datë 4 prill; prokuroria e posacme njofton zyrtarisht mes te tjerash:

“Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.

Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.”

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

18/06/2026
Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë

Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al