• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Athinës dënon me 32 vite burg shqiptarin, para 2 vitesh plagosi tre persona

13/04/2025
Gjykata e Athinës dënon me 32 vite burg shqiptarin, para 2 vitesh plagosi tre persona

Gjykata e Athinës ka dënuar me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Ai akuzohet si autor i plagosjes së tre personave nga Kreta në dhjetor të vitit 2023. Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti, ku Idrizi qëlloi me armë zjarri drejt dy vëllezërve dhe shoku të tyre.

38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen, ndërsa pak javë më parë u vetëdorëzua tek autoritetet greke. Gjatë procedurës gjyqësore, tre të plagosurit nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Idrizi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku nga 32 vjet burg, duhet të vuajë vetëm 20 vjet.

Kush është Nardi alias Fatbardh Idrizi

Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.

Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te një karburant, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në një episod në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012. Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.

Në prill 2024, Nardi Idrizi u shpall sërish në kërkim nga policia greke si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura nga grabitës të ndryshëm.

Në shkurt 2024, policia greke arrestoi vëllain e Nardit, Joni Idrizi, pasi kërkohej në Shqipëri për thyerje të masës së sigurisë. Edhe ai rezulton i dënuar më parë në Shqipëri në vitin 2012 për grabitje me armë në banka, kazino e karburante.

Related Posts

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

28/09/2026
Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares – Balkanweb.com – News24

Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al