• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj

20/04/2025
Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj

Festa e Pashkëve simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishtërimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Po përse pikërisht një vezë?

Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë.

Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.

Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti.

Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.

Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës.

Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia.

Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën. Në disa prej teksteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj.

Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza zotëron një forcë magjike. Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe.

Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më e moshuara e familjes.

Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!

Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm, të bukur e të mbrojtur prej “syrit të keq”. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqenie.

Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.

Por në traditën e krishtërimit, sidomos vitet e fundit, vihet re veza jo vetëm me ngjyrë të kuqe, por edhe me ngjyra të tjera. Përdorimi i ngjyrave të tjera simbolizon ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit.

Lyerja e tyre në mjaft ngjyra preferohet më tepër nga besimtarët e krishterë katolikë, ndërsa ortodoksët qëndrojnë fanatikë përballë këtij procesi të lyerjes së vezëve. Për ta esenca e simbolikës qëndron te ngjyra e kuqe.

Përveç vezës, është edhe Buka e Pashkës, e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë.

Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. /rtvora/

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tragjedi në Spanjë/ Ndërron jetë gjatë festës personazhi i njohur, dikur i lidhur me modelen shqiptare

Tragjedi në Spanjë/ Ndërron jetë gjatë festës personazhi i njohur, dikur i lidhur me modelen shqiptare

07/05/2026
Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve

Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al