• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i vetëvrasjes së 17-vjeçarit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh

21/04/2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjirokastrën, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare. Sipas burimeve paraprake, i riu, me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur.

Rreth orës 13:30, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë më herët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj tragjedie.

Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të 17-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara.

Ngjarja ka tronditur gjithë komunitetin lokal. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al