• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

Nga Ilir Demalia

Nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

E kaluara mes dy vendeve është e ngarkuar me tensione historike dhe politike, të cilat fatkeqësisht janë reflektuar shpesh edhe në ngjarjet sportive.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se futbolli nuk është një fushë lufte, por një arenë garimi dhe gëzimi kolektiv.

Nuk është vend për të nxjerrë mllefe historike apo ndjenja shoviniste — aq më pak për të imituar sjellje të pahijshme që e kanë njollosur shpesh imazhin e vetë futbollit.

Shqiptarët nuk duhet të bien në grackën e të bërit kopje të shëmtuar të sjelljeve të ulëta që kanë ardhur nga ana tjetër.

Thirrjet fyese, dhuna, apo hedhja e sendeve në fushë nuk ndihmojnë as Kombëtaren, as Federatën, as vendin.

Përkundrazi, dëmtojnë rëndë imazhin tonë kombëtar, sportin dhe shpresat për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës sportive.

Çdo gjobë që UEFA apo FIFA vendos për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme në stadium, është një pengesë për investimet që mund të përmirësojnë kushtet për të rinjtë dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Mbi të gjitha, sjelljet primitive nuk na dallojnë për mirë nga ata që i kritikojmë — përkundrazi, na barazojnë me ta në nivelin më të ulët të qytetërimit.

Policia dhe Federata Shqiptare e Futbollit duhet të jenë vigjilente dhe të palëkundura: çdo tifoz që shkel rregullat, nxit dhunë apo sjellje të pahijshme, duhet jo vetëm të largohet menjëherë nga stadiumi, por të ndalohet përkohësisht ose përgjithmonë nga pjesëmarrja në evente sportive.

Kjo është një mundësi për të treguar se ne dimë të jemi qytetarë dhe sportdashës. Le të përkrahin Kombëtaren tonë me zë, zemër dhe dashuri për futbollin — jo me urrejtje dhe mllef.

Fitorja më e madhe nesër nuk është vetëm ajo në rezultat — është ajo e dinjitetit dhe qytetarisë.

Forca Shqipëri! Go Albania!

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e tretë, fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al