• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

The Times: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

08/06/2025
Ekspertët publikojnë udhërrëfyesin për ta kthyer lumin Vjosa në Park Kombëtar

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta.” Kështu shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times” nga Laura Sanders, e cila përjetoi një udhëtim fantastik shtatëditor në jug të Shqipërisë me një kosto 1,195 paund për person.

Në këtë artikull ajo përshkruan turin e saj njëjavor në maj për të zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë.

Nga ku tregon se ka marrë një eksperiencë unike, duke eksploruar qytetet bregdetare, përpara se të zhytej në brendësi të vendit, ku vizitoi vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shijoi ujëvarat e fshehura, qëndroi në ferma në male dhe bëri rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Grupi prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, fillimisht shijoi plazhet me guralecë pa turma vizitorësh në jug. Ata qëndruan në Qeparo, ku shijuan ushqimet tradicionale vendase, por edhe ecjet përgjatë bregdetit me pamje epike të fshatrave duke arritur në plazhin e Broshit. Më pas ata nisën një aventurë piktoreske drejt Gjirokastrës, një qytet i epokës osmane i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pamja ishte e gjitha fantastike, maja të mbuluara me gjelbërim dhe livadhe të gjera, pa askënd përreth për kilometra të tëra. Qyteti ishte gjithashtu vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë për 40 vjet – deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Kalaja e shekullit XIII, e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, e Gjirokastrës ofron pamje të gjera të rajonit dhe muret e saj të ftohta prej guri ofrojnë pushim nga nxehtësia e verës. Qyteti është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve, por çmimet ishin të arsyeshme.

Ndalesa e tyre e radhës ishte sërish drejt maleve, në një tjetër turne ku i priste një peizazh spektakolar karstik. Ku udhëtuan përgjatë shtigjeve marramendëse drejt fshatit Hoshtevë në Zagoria.

Qëndrimi i radhës ishte në një shtëpi fshati 120-vjeçare të restauruar me pamje nga lugina e Vjosës, ku rrjedh Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës, ku grupi i turistëve britanikë u argëtua duke bërë rafting në ujërat e kristalta.

Aventura e tyre e fundit në Shqipëri ishte udhëtimi drejt Liqenit të Ohrit i cili është në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku qëndruan në fshatin e qetë të Linit dhe më pas përshkuan me biçikletë zonën e liqenit duke shkuar drejt Pogradecit. Ohri, një nga liqenet më të vjetër të Europës, është i mbrojtur nga UNESCO.

Dhe në fund të artikullit, Shqipëria rekomandohet si vendi ideal nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas suksesit të filmit “Michael”, nipi i Michael Jackson, Jaafar Jackson, shkëlqen në Met Gala me një paraqitje në stilin e ikonës

Pas suksesit të filmit “Michael”, nipi i Michael Jackson, Jaafar Jackson, shkëlqen në Met Gala me një paraqitje në stilin e ikonës

05/05/2026
Kristali si art: Swarovski shkëlqen në Met Gala 2026 me krijime spektakolare

Kristali si art: Swarovski shkëlqen në Met Gala 2026 me krijime spektakolare

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al