• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga zjarrvënia e qëllimshme e deri tek makinat elektrike, shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28/06/2025
Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, njoftoi se “stina e zjarreve” në vendin tonë ka filluar më herët se në vitet e kaluara, me temperaturat e larta të muajit qershor që kanë sjellë vatra zjarri në disa zona.
Goxhaj bëri të ditur se në Tiranë dhe rrethe të tjera janë shfaqur zjarre kryesisht me përmasa të vogla, por në bashkitë përreth janë regjistruar edhe zjarre më të mëdha, të cilat janë neutralizuar pa shkaktuar dëme në banesa apo në jetën e qytetarëve.
Më tej ai theksoi se shkaktarët më të zakonshëm të zjarreve në zonat urbane janë bombolat e gazit dhe problemet me energjinë elektrike, ndërsa theksoi nevojën për kujdes maksimal nga qytetarët për të parandaluar fatkeqësi.
“Këtë vit stina e zjarreve, ka filluar më herët se vitet e tjera. Muaji qershor ka nisur me temperatura të larta dhe kemi pasur disa vatra zjarri. Në Bashkinë e Tiranës kanë qenë vatra zjarri me përmasa më të vogla, ndërsa në bashkitë e tjera, ka pasur zjarre me përmasa të mëdha, por që janë eliminuar dhe nuk ka pasur dëme ne banesa dhe në jetën e qytetarëve. Në Greqi ka pasur zjarre me përmasa të mëdha, ku janë djegur edhe banesa. Po të shikojmë klimën e vendeve tona pak a shumë është e njëjtë, por po të shikonin vatrat e zjarrit në zonat bregdetare marrin shumë shpejt përmasa sepse ndikon shumë shpejtësia e erës.
Ka pasur vatra zjarri edhe në Tiranë. Ditën e djeshme kemi pasur tre vatra zjarri, është për të ardhur keq sepse kemi pasur edhe në zonat e banuara vatër zjarri. Në Tiranë ka qenë vatra zjarri kryesisht anës rrugëve automobilistike, në zonat rurale. Kjo tregon që është pakujdesi e qytetarëve. Në çdo moment një flakje e cigares nga dritarja e automjetit shkakton një vatër zjarri. Prandaj duhet të tregohet një kujdes shumë i madh, sepse një pakujdesi shkakton dëme të mëdha deri edhe në pasoja fatale.
Sa u takon shkaqeve, duke folur për Tiranën, pavarësisht stinës së nxehtë ne jemi të përqendruar më shumë në zonën urbane. Po të shikosh përditë kemi ngjarje në zonën urbane, ku shkaktarët kryesorë dhe më të zakonshëm janë bombolat e gazit, energjia elektrike. Ditët e fundit kemi edhe zjarre në automjete. Shkaku kryesor i kësaj, është nga sistemi elektrik i automjeteve”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al