• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

29/06/2025
Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Dhimitri ishte shtruar prej disa javësh në spitalin e Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit.

Ky është një lajm shumë i trisht për komunitetin e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, pasi Imzot Dhimitri ishte nga të parët Mitropolit që formuan Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me përpjekjet e Kryepiskopit të ndjerë Anastas pas viteve 90.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bën me dije se shërbesa e varrimit të Imzot Dhimitrit do të kryhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, më 1 korrik ora 11:00.
Njoftimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë për fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, u lind në Serres të Greqisë, në shtator të vitit 1940. Studimet i kreu në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku edhe u diplomua.
Jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi i plotë ndaj Kishës. Ishte anëtar i vëllazërisë monastike të Manastirit të Hirshëm të Shën Ekaterinës në Malin Sinai (Egjipt), ku u bë murg në vitin 1974. Në këtë manastir, ai punoi në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të vjetra, të cilat përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të këtij manastiri. Ai iu bashkua veprimtarisë misionare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në hapat e saj të parë, pas mbërritjes së Kryepiskopit Anastas në gusht të vitit 1991. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës.
Zgjedhja e Hirësisë së Tij në fronin e Mitropolisë së Gjirokastrës u bë më 11 nëntor 2006, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas Asamblesë së Përgjithshme Klero-Laike, e cila miratoi Statutin e Kishës. Ai u dorëzua episkop më 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa ceremonia e fronëzimit të tij u krye më 26 nëntor 2006 në Gjirokastër, në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve.
Gjatë periudhës së shërbesës së tij si mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipërinë e Jugut. Me zell të palodhur dhe dashuri të madhe, e udhëhoqi shpirtërisht grigjën e tij për 19 vjet, duke ndërtuar kisha, zhvilluar katekizmin dhe veprimtarinë filantropike, si dhe duke forcuar jetën shpirtërore të besimtarëve. Dallohej për njohjen e thellë të Traditës Orthodhokse dhe formimin e tij biblik, duke qenë një mbështetje e sigurt për grigjën e eparkisë së tij. Për një periudhë të gjatë shërbeu me përkushtim si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë” të themeluar nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e arsimit orthodhoks.
Në kishëzën e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës u krye shërbesa e përshpirtjes (trisaia) për prehjen e shpirtit të tij në tendat e të drejtëve.
Shërbesa e varrimit do të mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, më 1 korrik 2025, në orën 11:00.
“E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij” (Psalm 116:15).
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Nga Kryesekretaria e Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk ndalem, kam ende pasion”, Ronaldo: Të gjithë e dinë objektivin tim

“Nuk ndalem, kam ende pasion”, Ronaldo: Të gjithë e dinë objektivin tim

29/12/2025
FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al