• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29/06/2025
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të mbetet nën kontroll. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.
Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45.
Ndërkohë vijon puna për shuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here.
Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.
Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit. Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.
Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.
Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.
Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.
Por si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e kon siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në monitorim të situatës për shkak të temperaturave të larta.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kategoria e Parë” mbyll javën e fundit, përcaktohen verdiktet finale para sfidës për titullin

“Kategoria e Parë” mbyll javën e fundit, përcaktohen verdiktet finale para sfidës për titullin

03/05/2026
Stadiumi “fantazmë” në Shqipëri për koncertin e Kanye West, projekti ngre pikëpyetje të mëdha

“50 mln euro për një stadium që do çmontohet të nesërmen”! Koncerti i Kanye West në Tiranë kosto të frikshme, “Sports Render”: Shpenzim i pajustifikuar

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al