• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitropoliti i Gjirokastrës ndërron jetë në spitalin e Janinës

30/06/2025
Mitropoliti i Gjirokastrës ndërron jetë në spitalin e Janinës

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi dje ndarjen nga jeta të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri. Ai u nda nga jeta në Spitalin Universitar të Janinës, pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga një infeksion respirator dhe endokardit, të cilat sollën pamjaftueshmëri të funksionit të shumë organeve.

‘Me hidhërim të thellë njoftojmë për fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve’, njoftoi kisha.

Mitropoliti Dhimitri lindi në shtator të vitit 1940 në Serres të Greqisë dhe ishte diplomuar në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Në vitin 1974 u bë murg në Manastirin e Shën Ekaterinës në Malin Sinai, ku dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e paleografisë dhe sistematizimit të dorëshkrimeve të lashta.

Ai iu bashkua Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në fillimet e saj të reja, pas rivendosjes së lirisë fetare në vend, duke shërbyer fillimisht si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës nga viti 1994. U zgjodh Mitropolit i Gjirokastrës më 11 nëntor 2006 dhe u dorëzua episkop më 16 nëntor në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Ceremonia e fronëzimit të tij u mbajt në Gjirokastër më 26 nëntor të po atij viti.

Gjatë 19 viteve të shërbimit si mitropolit, Imzot Dhimitri u dallua për përkushtim të thellë, urtësi dhe vizion shpirtëror. Ai kontribuoi në ringjalljen e jetës kishtare në Shqipërinë e Jugut, duke udhëhequr ndërtimin e kishave, zhvillimin e katekizmit, veprimtarinë filantropike dhe forcimin e jetës shpirtërore të besimtarëve. Ishte gjithashtu Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë”, duke ndihmuar në zhvillimin e arsimit orthodhoks në vend.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al