• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.

Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu.

Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.

“Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.

Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.

Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja. Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.

Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit./TCH

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al