• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e ish-policit Malko, babai i Leonard Dukës: As unë dhe as djemtë s’kishim konflikte me të!

01/07/2025
Vrasja e ish-policit Malko, babai i Leonard Dukës: As unë dhe as djemtë s’kishim konflikte me të!

Nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, i cilësuar si kreu i organizatës me emrin “Klani Duka”, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë.
Këtë të martë është paraqitur për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i të pandehurit, ashtu edhe siç vendosi trupa gjykuese herën e kaluar pas kërkesave të palës mbrojtëse.
“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, me disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës”, tha ai në nisje të dëshmisë së tij.
Dëshmitari u pyet nga avokatët në lidhje me konfliktet dhe raportet me viktimën Malko.
“Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt”, tha ai.
Pyetje u bënë edhe nga prokurori i dosjes, i SPAK, Behar Dibra, në lidhje me të pandehurit e çështjes, njohjet me ta, kurse Muhamet Duka u përgjigj:
“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Leks”, “Aleks”, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam mundur ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku.
Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë. E njoh, e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa.
Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është. Nuk më ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pension. Kam pasur lokal timin. Lokali im nuk ka pasur emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit.
Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllanë, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në ‘Fresk’, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëherë, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet”, dëshmoi ai.
Në dosjen e SPAK dhe bazuar te dekriptimet e siguruara nga bisedat në telefonat e koduar me platformën SKY ECC, Prokuroria ka arritur të zbulojë bisedat e ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj me ish-mikun e tij në biznes dhe shoqëri, Leonard Duka dhe shkakun e armiqësisë mes tyre. Sipas këtyre bisedave rezultonte se ish-polici Santiago Malko dyshohej që të kishte dhunuar babanë e vëllezërve Duka, Muhametin që dëshmoi sot në GJKKO.
Për këtë shkak marrëdhëniet ishin acaruar, duke kaluar deri në luftë mes dy krahëve, ku ofroheshin edhe pagesa marramendëse, gjithnjë sipas bisedave të dekriptuara deri tani.
Por në dëshminë e sotme, Muhamet Duka mohoi njohjen me Ervis Martinajn, sikurse edhe konfliktet me ish-policin Santiago Malko. Edhe vetë i pandehuri Leonard Duka vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin ndaj ish-efektivit.
Në seancën e fundit, të 24 qershorit, pati debate të forta në Gjykatën e Posaçme. Nëna e ish-policit, Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, ç’ka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat

12/11/2026
LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al