• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Senati Amerikan miraton pas orësh të tëra bllokimi projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

01/07/2025
Senati Amerikan miraton pas orësh të tëra bllokimi projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Pas orësh të tëra bllokimi dhe debatesh të ashpra, Senati Amerikan i kontrolluar nga republikanët ka miratuar me një diferencë të ngushtë projektligjin madhor të Donald Trump për taksat dhe shpenzimet, duke kaluar kështu një nga pengesat kryesore të nismës së shumëdebatuar.
Projektligji, i njohur si “Aktit për një Ligj të Madh dhe të Bukur”, kaloi me votën vendimtare të Zëvendëspresidentit JD Vance, pas më shumë se 24 orësh diskutimesh intensive.
Tashmë ligji kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ende përballet me rezistencë, edhe pse një version i mëparshëm u miratua atje vetëm me një votë më shumë se shumica e nevojshme.
Presidenti Trump u kishte dhënë republikanëve afat deri më 4 korrik për ta dërguar ligjin për firmë në Zyrën Ovale. Megjithatë, përplasjet për borxhin publik, programet sociale dhe nivelet e shpenzimeve mund të sjellin vonesa. Të martën në mëngjes, Trump pranoi se do të jetë “shumë e vështirë” që afati të përmbushet.
Pavarësisht përpjekjeve për të unifikuar partinë, udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, humbi mbështetjen e tre senatorëve republikanë: Susan Collins nga Maine, Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Rand Paul nga Kentucky. Të tre iu bashkuan demokratëve në kundërshtimin ndaj ligjit.
Ndërkohë, drejtuesit republikanë arritën të bindin senatoren Lisa Murkowski nga Alaska, e cila më herët kishte shprehur dyshime, të votojë pro. Votimi përfundoi në barazim 50-50, dhe ishte pikërisht JD Vance që hodhi votën vendimtare.
Ligji është një nga pikat kyçe të axhendës së Trump për mandatin e tij të dytë dhe parashikon që uljet e mëdha të taksave, të vendosura përkohësisht në mandatin e tij të parë, të bëhen të përhershme.
Për të kompensuar humbjet e pritshme në të ardhura, republikanët kanë propozuar shkurtimin e shpenzimeve në një gamë të gjerë programesh, përfshirë subvencionet për ushqim dhe kujdesin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.
Votimi u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së martës, duke mbyllur një seancë maratonë në Kongres.
Demokratët u përpoqën ta vononin ligjin duke vendosur pengesa procedurale, përfshirë detyrimin që nëpunësit e Senatit të lexonin me zë të lartë të gjithë 940 faqet e projektligjit, si dhe duke nisur një debat të gjatë për amendamentet, një proces i njohur si “vote-a-rama”.
Tani është radha e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve të miratojnë ndryshimet e bëra nga Senati, përpara se presidenti ta nënshkruajë ligjin.
Por, fati i ligjit mbetet i pasigurt, pasi përballet me kundërshtime nga të gjitha anët.
Një grup republikanësh konservatorë kanë ngritur shqetësime për ndikimin e ligjit në rritjen e borxhit kombëtar të SHBA-së. Sipas “House Freedom Caucus”, një organizatë e krahut të djathtë, versioni i Senatit mund të shtojë 650 miliardë dollarë në deficit çdo vit.
“Kjo nuk është përgjegjësi fiskale,” shkruajtën ata në rrjete sociale. “Nuk është ajo për të cilën ramë dakord.”
Ndërkohë, republikanë të tjerë në Dhomën e Përfaqësuesve janë të shqetësuar se ligji i Senatit shkurton më shumë nga sa kishin miratuar ata në programin Medicaid, i cili siguron kujdes shëndetësor për qytetarët me të ardhura të ulëta.
Edhe demokratët në të dy dhomat e Kongresit e kanë kritikuar prerjen e fondeve për ndihmat sociale. Ndërkohë, afati i vendosur nga Trump, 4 korriku, është duke i bërë presion republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Do të doja ta bënim më 4 korrik, por mendoj se është shumë e vështirë. Do të thoja ndoshta më 4 korrik ose diku rreth asaj date,” tha Trump për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida.
Ndër kritikët më të ashpër të projektligjit është edhe miliarderi Elon Musk, i cili ndihmoi Trump të fitonte zgjedhjet vitin e kaluar.
Tani Musk po punon aktivisht për të penguar miratimin e ligjit, madje ka kërcënuar se do të krijojë një parti të re politike nëse ai kalon në Kongres.
Të hënën, ai kërcënoi se do të mbështesë kundërshtarët e republikanëve që votojnë pro.
“Çdo anëtar i Kongresit që fushatoi për ulje të shpenzimeve dhe më pas votoi për rritjen më të madhe të borxhit në histori duhet të ulë kokën nga turpi!” shkroi Musk në platformën X.
Reduktimet drastike të ligjit në mbështetjen për energjinë e rinovueshme dhe automjetet elektrike mund të godasin financiarisht edhe kompaninë Tesla, nga e cila Musk ka nxjerrë një pjesë të pasurisë së tij.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Atalanta tregon forcën, thyen Napolin me përmbysje

VIDEO/ Atalanta tregon forcën, thyen Napolin me përmbysje

22/02/2026
Feston Teuta, Tirana bie keq në kryeqytet

Feston Teuta, Tirana bie keq në kryeqytet

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al