• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

02/07/2025
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë është gjithashtu shumë i rrezikuar nga zjarret në natyrë, sidomos gjatë valëve të të nxehtit, sërish sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet në nivele të ulëta.

Por sipas sekretares së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara.

“Shqipëria, fatkeqësisht renditet e fundit për nga niveli i përthithjes apo shkallës së penetrimit të sigurimeve vullnetare, siç është edhe sigurimi i pronës. Themi që shqiptarët janë akoma të pandërgjegjësuar ose i mungon një kulturë sigurimi. Duke u ndodhur përballë këtyre ngjarjeve, ka dy gjëra për të cilat duhet marrë vendim: do të rrimë të presim t’i bëhemi barrë shtetit, financave të buxhetit të shtetit për të pritur se kur na vjen rradha për të marrë një dëmshpërblim ose kur mund të krijohet mundësia për të rikuperuar humbjet, apo të kemi një sigurim, një kontratë sigurimi e cila në jep një garanci.

Vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara dhe mund të them dhe që një pjesë e tyre janë të siguruara me detyrim, për shkak të kredive që qytetarët kanë marrë për të patur një apartament, një pronë të tyre”, tha ajo.

Edhe pas tërmetit të vitit 2019, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre ishte i përkohshëm, ku vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të primeve.

“Kishte një lloj ndërgjegjësimi të momentit, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pra siç duket ne harrojmë. Kemi një kulturë harrese, harrojmë shumë shpejt, sepse vetëm vitin e parë menjëherë pas 2019 apo dhe pak në 2021, kishte një rritje të lehtë të kontratave për sigurimin e pronës, por edhe kjo nuk zgjati shumë.

Nuk qëndron as argumenti i problemeve ekonomike për të përballuar një prim të caktuar, sepse primi për të mbrojtur një pronë, një hyrje, një apartament, një banesë, që kushton 100 mijë euro është vetëm 1 euro për metër katror”, u shpreh ajo.

Gjatë vitit të kaluar, një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht vetëm 92 euro për sigurime në përgjithësi.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drita nuk gabon, Malisheva fiton dramën ndaj Prishtinës

Drita nuk gabon, Malisheva fiton dramën ndaj Prishtinës

02/05/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Silvinjo e riktheu pasi ishte harruar, mesfushori i Kombëtares drejt firmës në Gjermani

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al