• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Seanca për atentatin ndaj Arjan Ndojës/ Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla

04/07/2025
Seanca për atentatin ndaj Arjan Ndojës/ Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla

Përplasje mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në GJKKO ku po zhvillohet seanca për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.
Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.
Alibej, i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, thotë se ishte në dijeni që pas atentatit të Ndojës , tashmë deputet i zgjedhur i PD, qëndronte Plarent Dervishaj, të cilin thotë se e ka takuar vetëm një herë fizikisht por kishte kontakte me të nëpërmjet Encrochat. Alibej rrëfen se Dervishajt i kishin kërkuar 300 mijë euro për të fshirë provat në laborator dhe se në automjetin me të cilin u krye atentati, kishte dashur që të hynte edhe Redjan Rraja.
“Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper.”, deklaron Alibej.
Alibej tregon gjithashtu se kur Ndoja i shpëtoi atentatit, kishte diskutuar me Dervishajn se si ky i fundit donte t’i bënte sërish atentat ish-prokurorit në një lokal në Gjirin e Lalzit, ku ai qëndronte shpesh.
“Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje.”, ka rrëfyer Alibej.
Alibej: Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa.
Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekicin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media. Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk me kujtohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një here takim fizik kemi pasur, komunikonim në aplikacion të enkriptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë.

Related Posts

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin
Kryesore

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin

24/09/2026
Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike
Kryesore

Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike

24/09/2026
Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë
Kryesore

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik
Blog

Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

24/09/2026
Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Kryesore

Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al