• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si u zbulua babai monstër që abuzoi me vajzën e mitur! Prokuroria: Zamir Meta pranoi se ka ndodhur vetëm 1 herë

04/07/2025
Si u zbulua babai monstër që abuzoi me vajzën e mitur! Prokuroria: Zamir Meta pranoi se ka ndodhur vetëm 1 herë

Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh.
Sipas dëshmisë së vajzës së Zamir Metës, ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe.
Ngjarja shokuese u zbulua pas largimit nga shtëpia të 12-vjeçares, e cila kishte gjetur strehim në banesën e shtetasit me iniciale B.B..
Ishte vetë Zamir Meta, i cili denoncoi në Stacionin e Policisë Patos zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit.
E mitura ka deklaruar se babai i saj kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe se vazhdonte ende.
Sipas Prokurorisë Fier, Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.
“Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur”, informoi organi i akuzës.
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Zamir Meta, masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Njoftimi:
Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.
Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Related Posts

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin
Kryesore

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin

24/09/2026
Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike
Kryesore

Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike

24/09/2026
Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë
Kryesore

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik
Blog

Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

24/09/2026
Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Kryesore

Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al