• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, gazetarja: Po zbërthen ngjarje kriminale! Suel Çela agjenci me 30 prona

04/07/2025
Dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, gazetarja: Po zbërthen ngjarje kriminale! Suel Çela agjenci me 30 prona

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, ku dëshmoi i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, një dëshmi e cila krijoi tension dhe debate të forta në sallën e gjyqit.
Lidhur me këtë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv gazetarja Keti Banushi tha se dëshmitë e Erion Alibejt janë duke zbërthyer shumë ngjarje kriminale.
‘Tek ‘Plumbi i Art’ Erion Alibej ka dhënë dëshmi dhe është pas Nuredin Dumanit që po zbërthen shumë ngjarje kriminale. Janë edhe vet personat në bankën e të akuzuarve që dëshminë e tij e nxjerrin si të pavlefshme. Avokatët bëjnë kërkesa që s’kanë lidhje me procesin që të mos të vijohet me dëshmitë e tyre sepse ata i kanë vënë përballë hekurave shumë persona. Sa i takon grupeve kriminale prokuroria e Posaçme i ka goditur dhe një ndihmës krahas bashkëpunëtorëve të drejtësisë i ka dhënë edhe SkyEcc.

Trafiku i drogës është një arsyet kryesore të armiqësi së mes këtyre grupeve, sepse kanë qenë miq dhe më pas janë prishur për trafikun e drogës. Në procesin e sotëm nuk del trafiku i drogës, por tokat në Gjirin e Lalëzit ose influenca që kishte Plarent Dervishi në portin e Durrësit që si pëlqente grupit tjetër kundërshtar, pra krahas trafikut të drogës janë pronësia dhe tokat në bregdet’, tha ajo.
Teksa u ndal tek sekuestrimi i 4 mln euro pasuri në Itali të Suel Çelës, ajo tha se është rezultat i një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë italiane të Veronës.
Banushi tha se Suel Çela dhe i vëllai kishin agjenci me 30 prona, ku përfshiheshin dyqane dhe banesa të cilat ishin dhënë me qira.
‘Janë të rralla sekuestrohet që bëhen jashtë vendit. Hetimet për pronat e Suel Çelës dhe të vëllait të tij, kanë qenë hetime të përbashkëta mes SPAK dhe prokurorisë italiane të Veronës. Ka pas dyshime që bëheshin transferta në një kompani në Itali në fushën e ndërtimit, ata kishin një agjenci me 30 prona ku kishin prona dyqane dhe banesa dhe nga dhënia me qira përfitonin shuma të mëdha parash. Janë vënë në sekuestro preventive nga gjykata e Veronës’, tha ajo.
Lidhur me shpenzimet e Monika Kryemadhit, e cila  për një periudhë 3-vjeçare shpenzoi 240 mijë dollarë nga një kartë krediti e vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, Banushi tha se ka dyshime se kanë qenë shpenzime të përbashkëta me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
‘Edhe prokurorët e cilësojnë se janë bërë nga Kryemadhi shpenzimet por Meta është divorcuar nga Kryemadhi dhe duke qenë se kanë qenë të martuar dyshohet se shpenzimet kanë qenë të përbashkëta. Mbetet për tu provuar nëse janë bërë vetën nga Kryemadhi dhe Meta nuk ka pasur asnjë dijeni’, tha ajo.
Dosjen ‘Partizani’ Banushi e sheh si një dosje, procesi i të cilës do të marr shumë vite.
‘Ka qenë dosja që ka pasur më shumë shtyrje dhe me këtë ritëm mund të kemi 4 ose 5 vite në gjykatën e shkallës së parë. Është lënë një seancë në datën 21 Korrik dhe mendoj se do të marr shumë kohë sepse nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjyqi zhvillohet me 3 seanca. Pra do të ketë kërkesa për dëshmitarë, Malltezi ka thënë se do kërkojë një listë të gjatë dëshmitarësh dhe do të jetë një proces që do të duhen vite’, tha ajo.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Robert Aliaj rrëfen fëmijërinë dhe natyrën rebele: Haja dajak pafund

Robert Aliaj rrëfen fëmijërinë dhe natyrën rebele: Haja dajak pafund

30/12/2025
Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

George Clooney dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al