• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ndarjen ligjore të pushteteve”

05/07/2025
“Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ndarjen ligjore të pushteteve”

Nga Blerina Gjoka

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi se takime të ngjashme do të pasonin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër për të diskutuar problematikat me shërbimet që u takojnë bashkive, si zënia e hapësirave publike nga lokalet apo parkimet.

“…është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë,” tha më pas Rama në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit lokal vjen pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kontrollon 54 nga 61 bashkitë e vendit.

Për ekspertët e pushtetit vendor, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ramës në çështjet e pushtetit vendor përbën një cënim të rëndë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton se “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore” dhe këto parime shtjellohen e mbrohen dhe në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare i tha BIRN se sjellja e Ramës i shkel kryekëput këto dispozita ligjore dhe i kthen bashkitë në ‘zyra partish’.

“Ndërhyrja e Kryeministrit Rama në shkarkimet në Bashkinë Vlorë përbën një cënim të qartë të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve,” tha Haxhimali.

Sipas tij, edhe pse shqetësimet lidhur me performancën qëndrojnë, mënyra e ndërveprimit për çështje administrative është e gabuar. “Bashkitë nuk janë zyra partish, as të partisë në pushtet, as të atyre në opozitë,” theksoi ai.

Haxhimali sqaron se bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, emërimet dhe shkarkimet në administratën e bashkisë janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të bashkisë dhe se kjo ndërhyrje rrezikon sipas tij ta kthejë pushtetin vendor në një zgjatim politik të qeverisë qendrore.

Edhe Dhurata Çupi, ish- deputete e Partisë Demokratike që bashkëdrejtoi një komision parlamentar të posaçëm për reformën vendore, e sheh me shqetësim ndërhyrjen e kryeministrit në punët e bashkive.

“Shkarkimi i drejtorëve të bashkive apo emërimi i zëvendëskryetarëve të bashkive me urdhër të Kryeministrit, rasti i bashkive Vlorë dhe Tiranë, është një shkelje flagrante e parimeve të decentralizimit dhe autonomisë vendore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji shqiptar,” tha Çupi për BIRN.

Ajo e akuzon Ramën se në mënyrë të qëllimshme po kërkon të vendosë kontroll total mbi institucionet vendore, kontroll, që sipas saj, “i kthen bashkitë në varësi të Kryeministrit, në vend që të jenë në funksionin për të cilin janë votuar, atë të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Rama nuk po lufton as korrupsionin, as paaftësinë, por po zhbën totalisht ndarjet e pushteteve dhe sjellja e tij tregon interesin për kontroll edhe mbi vendimarrjet e bashkive,” shtoi ajo.

Sipas Çupit, ndërhyrjet politike nga qeveria qendrore në strukturat drejtuese të bashkive janë të ndaluar në mënyrë të qartë në nenet kushtetuese dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. (BIRN)

Related Posts

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”
Kryesore

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”

02/03/2026
Rama shpjegon pse i bëri ndryshimet në qeveri: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe, Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra
Kryesore

Rama shpjegon pse i bëri ndryshimet në qeveri: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe, Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra

01/03/2026
Bllokohet 1 ton mjaltë në kufi me Greqinë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore
Kryesore

Bllokohet 1 ton mjaltë në kufi me Greqinë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore

01/03/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës
Kryesore

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

01/03/2026
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

01/03/2026
Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)
Kryesore

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan doli me 3 pikë nga Cremona, Allegri-Leao tani sfidojnë Inter: Është për jetë e vdekje (VIDEO)

Milan doli me 3 pikë nga Cremona, Allegri-Leao tani sfidojnë Inter: Është për jetë e vdekje (VIDEO)

02/03/2026
“Vrastar” nga këndi, Arsenal “thyen” edhe Chelsea-n, mban Man.City larg, Arteta: Fitore e madhe, jam i lumtur (VIDEO)

“Vrastar” nga këndi, Arsenal “thyen” edhe Chelsea-n, mban Man.City larg, Arteta: Fitore e madhe, jam i lumtur (VIDEO)

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al