• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më tradhtonte!”/ Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 44-vjeçari shqiptar në Greqi

08/07/2025
“Më tradhtonte!”/ Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Me vendim unanim, një gjykatë greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili në vitin 2021 vrau gruan e tij 31-vjeçare, në zonën Dafni të Athinës.
Krimi i rëndë ndodhi më 30 korrik 2021, kur sipas ekspertizës mjekoligjore, Anisa, viktima, u godit dy herë me thikë në qafë, ndërkohë që besohet se ndodhej e shtrirë në krevat dhe nuk e kishte kuptuar as se çfarë po ndodhte. Autori përdori një thikë kuzhine me gjatësi 28 centimetra.
Gjykata i dha të pandehurit burgim të përjetshëm, së bashku me një dënim shtesë prej 24 muajsh burg, pa asnjë lehtësim apo ulje dënimi.
Autori, i cili prej disa vitesh kishte në pronësi një lokal fast-food në zonën e Haravgji, Dafni, jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.
Sipas dëshmive të fqinjëve për mediat greke, marrëdhënia mes çiftit ishte problematike, me debate të shpeshta, xhelozi nga ana e burrit dhe shpeshherë viktima kishte kërkuar ndihmë me zë të lartë, duke thirrur “ndihmë” nga ballkoni i banesës.
Sipas avokatit të familjes së viktimës, gjatë gjykimit, autori tentoi të justifikojë veprimin e tij me pretendime për një lidhje jashtëmartesore të viktimës, diçka që nuk u provua dhe u refuzua kategorikisht nga Gjykata.
“Sjellja e tij u konsiderua plotësisht e dënueshme dhe nuk iu njoh asnjë rrethanë lehtësuese”, theksoi avokati në një deklaratë për mediat.
“Si përfaqësues ligjorë të familjes së Anisës, shprehim kënaqësinë tonë për një vendim të drejtë dhe të argumentuar nga ana e drejtësisë greke. Ky vendim nuk mund të kthejë jetën e humbur, por dërgon një mesazh të fortë drejtësie dhe besimi në shtetin ligjor”, përfundon deklarata.
DËSHMIA E AUTORIT
Në dëshminë e tij pas krimit, 44-vjeçarit me origjinë shqiptare, e paraqiti aktin e tij si një moment “errësimi mendor”, duke ia atribuar pjesërisht përgjegjësinë edhe viktimës.
“Jam i shkatërruar shpirtërisht dhe i penduar që në sekondën e parë pas asaj që ndodhi”, tha ai, duke shtuar se menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu gjithçka.
Ai theksoi se nuk kërkon vetëm falje ndaj autoriteteve, por mbi të gjitha “ndaj prindërve të gruas sime dhe fëmijës tonë të vetëm”.
44-vjeçari pretendonte se nuk arriti të kontrollonte veten, duke përshkruar se kishte vendosur një pajisje për regjistrimin e zërit në shtëpi dhe se kishte dëgjuar regjistrime që e kishin “çmendur”.
“M’u errësua mendja. Nuk dija çfarë bëja”, tha ai, duke përmendur se regjistrimet përmbanin episode të një lidhjeje jashtëmartesore të bashkëshortes, akuza që nuk u vërtetuan kurrë dhe u refuzuan nga Gjykata.
Si provë, ai dorëzoi një USB me biseda të gruas së tij me një person të tretë, duke tentuar të legjitimojë pretendimet për tradhti. Sipas tij, “nuk e përballoja dot që gruaja që e doja të bënte gjëra të tilla në shtëpinë tonë, madje në dhomën e fëmijës”.
Autori përshkroi me detaje tmerruese momentin e vrasjes, duke pohuar se hyri në dhomë me një thikë 28 centimetra të gjatë dhe e goditi dy herë në qafë ndërkohë që ajo flinte.
Ai rrëfeu se i mbylli gojën me dorë për të mos bërtitur dhe se pasi ajo pushoi së rezistuari, u largua, la thikën pranë trupit dhe pastroi gjakun nga duart.
Në një përpjekje për të minimizuar përgjegjësinë e tij, 44-vjeçari pretendoi se debatonin shpesh, se ajo kishte kërkuar divorc dhe se ajo e ofendonte dhe e godiste fizikisht. Megjithatë, këto pretendime nuk u konfirmuan gjatë hetimit apo nga dëshmitarët.
Gjykata nuk e pranoi asnjë nga justifikimet e autorit, duke theksuar se ai kishte vepruar me vetëdije të plotë dhe se sjellja e tij ishte plotësisht e dënueshme. Asnjë lehtësim nuk iu njoh.

Related Posts

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin
Kryesore

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!”, dalin SMS të tjera të shefes së SHISH me Gys Agasin

24/09/2026
Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike
Kryesore

Kuvendi i rrethuar me gardhe metalike

24/09/2026
Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë
Kryesore

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik
Blog

Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

24/09/2026
Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Kryesore

Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al