• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sekuestrohen 276 ha tokë në Fier, Prokuroria: U përftua me dokumente të falsifikuara, vendimi u firmos në ditë pushimi

08/07/2025
Sekuestrohen 276 ha tokë në Fier, Prokuroria: U përftua me dokumente të falsifikuara, vendimi u firmos në ditë pushimi

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë, e cila dyshohet se është përfituar me dokumente te falsifikuara. Toka ndodhet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, ndërsa Prokuroria e Fierit thotë se ka nisur hetimet për dy vepra penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Hetimet kanë zbuluar se personi me inicialet T.Zh. ka përfituar tokën përmes dokumenteve të falsifikuara dhe pasuria është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi T.Zh. ka përfituar tokën duke përdorur një sërë dokumentesh, përfshirë një kërkesë për pronësim, një vendim me nr.5, datë 26.09.1999 të ish-Komunës Libofshë, dhe një vërtetim të lëshuar më 10.10.1999 nga Komisioni i Verifikimit të Pronësisë pranë po kësaj komune. Sipas aktit të ekspertimit të kryer gjatë hetimeve, është provuar se këto dokumente janë të falsifikuara – konkretisht, në to mungojnë shkrimet dhe nënshkrimet reale të anëtarëve të komisionit që supozohet t’i kenë lëshuar.
Për më tepër, hetuesit kanë zbuluar se vendimi nr.5 i datës 26 shtator 1999 rezulton të jetë marrë përpara se vetë kërkesa për pronësim të ishte paraqitur, dhe përkon me një ditë të diele, një ditë zyrtarisht pushimi. Pasuria në fjalë, sipas prokurorisë, më pas ndarë me kontrata shitjeje dhe dhurimi.
Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi një pasuri të paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, parashikuar nga neni 287 dhe 186 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249, datë 22.02.2008”, etj, të ish Komunës Libofshë, ka përfituar 276.5 ha tokë e llojit ‘kullotë’ dhe “pyll”, në fshatin Hasturkas, Libofshë, Fier. Kjo pasuri është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit.
Nga hetimet rezultoi se prona është përfituar mbi bazën e kërkesës së shtetasit T.Zh, vendimit nr.5, datë 26.09.1999, të ish Komunës Libofshë, Vërtetim datë 10/10/1999, lëshuar në emër të Komisionit të Verifikimit të Pronësisë pranë ish Komunës Libofshë, të cilat janë të falsifikuar, pasi rezulton se në këto akte nuk janë pasqyruar shkrimet dhe nënshkrimet e anëtarëve (provuar nga akti i ekspertimit).
Gjithashtu rezulton se vendimi nr.5, datë 26.09.1999, i ish Komunës Libofshë është marrë më parë se të bëhej kërkesa dhe data në të cilën është marrë korrespondon në kalendar me ditën e Dielë, ditë pushimi, duke çuar në përfundimin se prona është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.
Në funksion të hetimeve, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive me prejardhje nga dokumentet e falsifikuar:–    Pasuri e paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, e ndodhur në zonën kadastrale 1940, fshati Hasturkas, Libofshë, Fier.
Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata dhe Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit, të cilat janë dërguar për zbatim.Prokuroria Fier mbetet plotësisht e angazhuar për të luftuar me prioritet veprën penale të pastrimit të produkteve të veprave penale dhe veprimtarisë kriminale, si dhe sekuestrimit/konfiskimit të produkteve të veprave penale.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dënohet me 14 vite burg Ross Davidson për përdhunime dhe sulme seksuale ndaj gjashtë grave

Dënohet me 14 vite burg Ross Davidson për përdhunime dhe sulme seksuale ndaj gjashtë grave

01/05/2026
“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino  konfirmon, e mbështet edhe Donald Trump

“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino konfirmon, e mbështet edhe Donald Trump

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al