POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dje, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me barrierat kufizuese të aksit. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme









