• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona

10/07/2025
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen katër persona

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e të riut, Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet mbrëmjen e 8 korrikut 2025, pranë liqenit të Shkopetit.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar nga Policia e Matit, katër persona, si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit. Të shoqëruarit, janë persona, të cilët kanë pasur më herët konflikte me viktimën, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Të dyshuarit janë shprehur për uniformat blu se problemet me viktimën i kishin mbyllur më parë, e nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit të rëndë.
Ata u morën në pyetje për disa orë, e më pas u liruan nga policia. Pavarësisht kësaj, të dyshuarit, do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë.
Siç raporton gazetari Bajraktaraj, ekspertiza paraprake ka nxjerrë se 23-vjeçari Dobra, ka humbur jetën nga mbytja me litar.
Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij. Në vendin tonë 23-vjeçari nuk ka precedent të theksuar kriminal, por ka qenë i dyshuar dhe ishte hetuar për vjedhje banesash.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut, pranë liqenit të Shkopetit.
Që në vëzhgimin e parë të trupit, është vënë re që i riu kishte shenja mavijosje në qafë, duke ngritur kështu që në fillim dyshimet se kjo është një situatë kriminale dhe jo aksidentale. Policia ngriti dyshimet se Dobra është mbytur dhe makinën ia hodhën në liqen.
Kanë qenë familjarët e të riut të cilët alarmuan policinë për zhdukjen e të riut, për të gjetur më pas që 23-vjeçari është vrarë.
Hetimet u mbështetën gjithashtu dhe tek dyshimi se viktima mund të ketë pasur konflikt për ndonjë vajzë, por kjo nuk është e provuar.
Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e së mërkurës, 9 korrik 2025.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al