• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata e zjarrëve në vend, u raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

11/07/2025
Situata e zjarrëve në vend, u raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në monitorim
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cerrik, Belsh, Roskovec, Lushnje, Skrapar, Poliçan, Përmet e Memaliaj.Aktualisht mbeten aktive vatrat:
• Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat zjarrfikëse me 8 efektivë nga MZSH Bulqizë, 4 forca të Shërbimit Pyjor dhe 6 forca vullnetare.
• Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij. Në terren ndodhen 6 efektivë të MZSH Dibër , 6 efektivë të AdZM nga Librazhdi dhe Elbasani, 4 forca bashkiake, 11 forca vullnetaredhe 30 efektivë nga Forcat e Armatosura.
• Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushqe. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë, të cilët punuan për tij deri në orët e vona por pa mundur ta shuajnë plotësisht. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektivë. Vatra e zjarrit është nën kontroll.
• Në fshatin Rrostej, njësia administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 9 efektivë, të cilët punuan deri në orët e vona, por pa mundur ta shuajnë plotësisht edhe për shkak të terrenit të vështirë. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektive. Vatra e zjarrit është nën kontroll.Në monitorim:
• Qarku Gjirokastër. Në fshatin Piskovë, njësia Qendër Piskovë, bashkia Përmet, ku zjarri ka rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave. Ditën e sotme është vetëm një vatër e vogël në qëndër të vendgrumbullimit, e cila digjet në brendësi dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme.
• Qarku Vlorë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe. Ditën e sotme siuata në Sotiran po monitorohet pasi ka prani të tymit.
Në një rast, zjarri ran ë një banesë në Tiranë dhe në dy magazina në Kamëz dhe në Roskovec.Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 52 hektarë bimësi.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 547 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 52 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al