• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Operacioni ‘Ura’/ Apeli i GJKKO-së shtrëngon masën për avokatin Armand Tragaj, në fuqi masat për 11 të tjerët 

11/07/2025
Operacioni ‘Ura’/ Apeli i GJKKO-së shtrëngon masën për avokatin Armand Tragaj, në fuqi masat për 11 të tjerët 

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vetëm një nga dhjetë masat e sigurisë të dhëna nga shkalla e parë për operacionin “Ura” dhe të akuzuarit e dosjes.
Ishte lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, shtrëngohet masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj, në “arrest shtëpie”. Vendimi u mor nga gjyqtarja në trup monokratit e Apelit, Nertina Kosova.
Vendimi u dha nga shkalla e dytë e gjyqësorit ditën e sotme (11 korrik), teksa trupa gjykuese la të pandeyshuar vendimin për 11 të akuzuarit e tjërë, në kuadër të operacionit të SPAK të koduar “Ura”. Operacioni u krye në bashkëpunim mes SPAK dhe Antimafias Italiane, për organizatën që trafikonte kokainë nga Amerika Latine bashkë me grupe italiane.
Kreu i organizatës në kërkim ëhstë i dyshuari Ervis Doçi. Organizata u tradhtua nga zbërthimi i komunikimeve në SKY ECC, ku u zbuluan trafiku i tonelatave me drogë dhe transporti i miliona eurove që pastroheshin në biznese në Shqipëri, pasi silleshin me mjete transporti.
Vendimi i Apelit të GJKKO-së:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 11.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 49 akti, datë 04.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e personave nën hetim M.K., R.A., S.T., L.Ç., A.P., E.Z., G.Th., A.H., A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masave të sigurimit personal shtrëngues “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim ndaj vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosura për personat nën hetim. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim, të dyshuar për veprat respektive.”, dhe vendosi:
1) Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të hetuarit B.M dhe E.D.
2) Ndryshimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të hetuarin A.T, si më poshtë:
– Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar si masë sigurimi personale shtrënguese atë të “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A.T, i biri i L. dhe i L., i datëlindjes *** si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
– Urdhërohet personi nën hetim A.T që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në ***.
– Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
3) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.K.
4) Miratimin e vendimit nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim R.A.
5) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim S.I alias T.
6) Miratimin e vendimit nr. 53, Akti datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim L.Ç.
7) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.P.
8) Miratimin e vendimit nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim E.Z.
9) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim G.Th.
10) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.H.
-11) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.M.
U shpall në Tiranë, sot më datë 11.07.2025 ora 12:00″.

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al