• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëdhënësi i Berishës: Shqiptarët e jugut janë dele, Ramën do t’a rrëzojmë me katolikët e veriut

16/07/2025
Zëdhënësi i Berishës: Shqiptarët e jugut janë dele, Ramën do t’a rrëzojmë me katolikët e veriut

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, në një shkrim për shembjet e fundit në Theth, i ka dhënë një konotacion fetar situatës, duke hequr një paralele edhe me komunizmin.

“Duke parë dhe gjykuar atë që po ndodh në Theth, por edhe tjetërkund në Shqipëri prej një jave të gjatë e torturuese, Edi Rama duket si personazhi ideal për të shpjeguar shprehjen popullore tiranase “nuk kam turp, nuk ke çfarë më bën!’. Në këtë kontekst, me një Kryeministër që nuk njeh ligjin, kodet, as turpin, duhen gjetur zgjidhje të tjera. Cilatdoqofshin ato!

Por, që të vijë zgjidhja, në fillim duhet të vijë fundi dhe, kam përshtypjen se jemi afër. Të paktën në terma historikë apo të ngjashmërive historike. Pyetja është: do ta pranojmë, a sfidojmë fundin?

I duhet hedhur një sy hartës elektorale të Shqipërisë në 2 zgjedhjet e fundit: të 11 majit 2025 dhe 25 prillit 2023.

Nëse në internet, në formën e memeve, kanë qarkulluar disa variacione që përziejnë humorin e hidhur me melankolinë politike, ku në veri të vendit hartën e popullojnë burra me veshje të traditës dhe me pushkë në dorë, dhe në jug dele, historia është më treguese.

Ndarja e Shqipërisë politike nuk është më as veri- jug dhe as qendër-periferi. Polarizimi i ngjan shumë periudhës 1945-1948, kur nacionalizmi dhe rezistenca ishin tërhequr dhe strehuar në enklavat kryesisht katolike të veriperëndimit. Po të shihni zgjedhjet e fundit lokale, rezultati i të cilave u ripërsërit edhe në parlamentaret, në Shqipëri u ri-krijua një Rrip i Biblës. Partia e djathtë Demokratike mori bashkitë me mbizotërim të elementit katolik në Mirditë, Pukë dhe Fushë-Arrëz. Në zgjedhjet e përgjithshme pati rezultate solide në të njëjtat territore, por edhe në Lezhë e Shkodër, gjithashtu zona me prani të fortë të krishterë.

Kjo ka qenë pak a shumë gjendja edhe në mes të viteve ’40 të shekullit të shkuar, kur në pushtet erdhën komunistët. Me jugun dhe qendrën (hiq një rezistencë të nostalgjikëve të Mbretit dhe Abaz Kupit në Mat dhe Krujë) të rënë shpejt në duar të komunistëve, veriu -kryesisht ai katolik- i bëri qëndresën më të qenësishme komunizmit. Rezistenca ishte e përgjakshme, por nuk zgjati shumë.

Në këtë siujdhesë rezistence Thethi i 11 majit u dëshmua një përjashtim. Shaljanët e kësaj zone duket se ‘zgjodhën’ Edi Ramën, me sa duket të gënjyer nga një ‘besë’ që ky u dha gjatë fushatës duke u premtuar legalizime dhe falje gjobash. Dy muaj më vonë, fshati piktoresk mes Alpeve e pa veten të rrethuar, të gënjyer, të linçuar.

Shpagimi i daljes nga amaneti i të parëve ‘me komunistët nuk ka besë’, e plotësoi rrugën e vet në formë dramatike. Me tokë të trashëguar, por pa trashëgimi, me vend të lakmuar, por pa katandi, me turistë të huaj, por pa vatra e kulme, malësorët, me siguri, kanë kujtuar porositë e priftërinjve katolikë të 1945 lënë gjyshërve të tyre”, shkruan ai.

“Se pse katolikët kanë rezistuar en block si zotërime të së djathtës, ky është një fat, fakt dhe fatalitet historik. Me ta ka qenë gjithmonë kështu: janë mbyllur në vetvete, lartësive të stuhishme të atdheut, për të refuzuar gjithçka që besimi, instinkti dhe, pse jo, kokëfortësia ua përplaste kodeve primordiale. Siç e thotë një varg i atyre zonave ku i këndohet kësaj paradigme “se për grada e për çifligje, fenë e Krishtit nuk e shite”.

Pas 500 vjetësh, ka ardhur koha që tokat e tyre të pakta, por të bukura, si të ishte një shpagim për gjithë atë mujtë shekullore, të fitojnë ‘grada’ dhe të bëjnë çifligje. Por, ja, ku u vjen Edi Rama, me taborët edhe ma të zi se të osmanllive, dhe ua zë në grykë gostinë që ata kujtuan se ua kishte gatuar Zoti vetë.

Edi Rama po e imiton Enver Hoxhën, sa me kulaç e sa me kërbac, edhe në atë se është kthyer kundër popullit ‘në emër të popullit’.

Në parim, ky është fillimi i fundit”, përfundon Lela.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al