• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muç Nano: Si nuk doli një drejtor apo kryebashkiak, t’i thotë Ramës “Jo”

21/07/2025
Muç Nano: Këta që kërkojnë shkarkimin e Ramës se qenka arrestuar, janë idiotë

Mustafa Nano e cilësoi një ‘one man show’ aksionin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Nano tha se paligjshmëria nuk luftohet me fushata. Ndërsa fushata do të kalojë shpejt, paligjshmëria do mbetet.

“Është një one man show. Është një aksion që siç ka ndodhur edhe më herët, do t’i vijë fundi. Do të prishen disa, pasi për vite të tëra paligjshmërisë i është shkelur syri.

Tani mesa duket, ka shkuar atje ku nuk mban më. Por nuk bëhet me fushata kjo gjë, bëhet ditë për ditë. Dhe nuk bëhet nga një njeri, në këtë rast kryeministri, por nga gjithë administrata publike”, tha ai.

Sipas tij, bashkë me prishjet e ndërtimeve të paligjshme, duhej ngritur edhe një padi ndaj atyre që “nuk kanë mundur t’i shohin” këto ndërtime, ndonëse ato janë ngritur para hundës së tyre.

Nano komentoi edhe shkarkimin e drejtorëve nëpër bashkitë e vendit ditët e fundit.

Ka bërë shumë përshtypje, tha ai, që me qindra vetë japin dorëheqjen thjesht se nuk do kryeministri:

“Nuk del asnjë drejtor t’i thotë “jo, nuk i bindem urdhrit”. Nuk del asnjë kryebashkiak t’i thotë: zotëri, kjo nuk është kompetenca juaj, është e imja. Pse? Mendja më shkon se e kanë mizën nën kësulë.

Janë njerëz që kanë punuar shkeleshko, e që kanë bërë zarare e zullume, e për rrjedhojë janë të shantazhueshëm. Ndryshe, pse do t’i bindeshin dikujt që nuk i ka emëruar e që, si rregull, nuk i ka në dorë?”

Duke u ndalur te raportet e kryeministrit me pushtetin vendor, Nano tha se kryetarët e bashkive janë të vetmit zyrtarë e drejtues që zgjidhen direkt nga populli.

“Në këtë pikë, ata janë më të fortë edhe se kryeministri vetë, pasi ky i fundit është në krye të vendit prej votave të partisë, jo prej votave të veta. Në Shqipëri duhet hapur një diskutim mbi autonominë e qeverisjes lokale.

Unë po bëj disa pyetje, dhe me këtë po bëj një provokacion: Mos vallë një qeverisje lokale autonome mund të jetë e pakëshillueshme dhe e dëmshme në Shqipëri?

Mos vallë në realitetet lokale mungojnë resurset njerëzore, ekspertët, administratorët, njerëzit me aftësi drejtuese, njerëzit me integritet moral etj?

Mos vallë nuk ka njerëz, të cilëve mund t’u besohet qeverisja? Mos vallë më të mirët e kanë lënë periferinë e provincat dhe kanë ardhur në Tiranë apo kanë ikur jashtë?

E vetmja përgjigje që kam është: Edhe sikur të ishte kështu, qeverisja lokale duhej të ishte autonome. Njerëzit duhet të mësohen me faktin që janë ata që i zgjedhin drejtuesit e tyre, dhe se duhet t’u kërkojnë llogari atyre. Por sidoqofte, ndoshta duhet bërë një diskutim publik mbi këtë temë”.

Nano tha më tej se projekti i Rilindjes Urbane ka qenë i nevojshëm sidomos për qytetet e vogla, por Tirana ka arritur në një pikë të pakthyeshme:

“Rilindjen urbane të parë e kam parë si të nevojshme e të dobishme.

Qytetet e vogla u gjallëruan. U rehabilituan qendrat. Por Tirana është prishur pa kthim.

Dëmet janë të parekuperueshme. As një mijë rilindje nuk kanë fuqi ta ç’bëjnë dëmin e bërë”.

Nano u pyet edhe në lidhje me hetimet në Itali për arkitektin Stefano Boeri dhe bashkëpunimin e tij me kryebashkiakun e Milanos.

Ai theksoi se nuk ka vend për paralelizëm:

Boeri ka vite që diskutohet në Itali për një marrëdhënie të çudtishme me pushtetin.

Ai është marrë edhe me politikë. Por kur vjen puna te profesioni, nuk ia ha qeni shkopin. Lidhur me gjërat që ka bërë në Shqipëri, nuk di të ketë pasur objeksione të natyrës morale. Nuk ka dalë ndonjë shenjë që dëshmojë për ndonjë aferë të tij korruptive.

Më duket pak e sforcuar përpjekja për të lidhur Boerin e Italisë me “Boerin tonë””.

Related Posts

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë
Kryesore

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik
Blog

Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

24/09/2026
Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Kryesore

Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!

24/09/2026
Dosja e SPAK/ Qindra mesazhe e telefonata mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit
Kryesore

Dosja e SPAK/ Qindra mesazhe e telefonata mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

24/09/2026
Zjarr në fushën e Lazaratit
Kryesore

Zjarr në fushën e Lazaratit

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al