• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh mes Tajlandës dhe Kamboxhias? Nga një mosmarrëveshje e lashtë te një përplasje e armatosur

25/07/2025
Çfarë po ndodh mes Tajlandës dhe Kamboxhias? Nga një mosmarrëveshje e lashtë te një përplasje e armatosur

Një përplasje e vjetër mes Tajlandës dhe Kamboxhias për sovranitetin mbi tempullin e lashtë Preah Vihear është rikthyer me dhunë, duke shkaktuar deri tani 12 viktima civile tajlandeze dhe dhjetëra të plagosur. Tensionet në kufi janë përshkallëzuar në një konflikt të hapur, ku po përdoren mjete të rënda luftarake si raketahedhës dhe avionë F-16, ndërsa ushtarët patrullojnë një zonë të mbushur me mina që vazhdojnë të marrin jetë.
Në qendër të përplasjes mbetet tempulli i Preah Vihear, një vend i lashtë i trashëgimisë kulturore, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ia njohu Kamboxhias në vitin 1962, vendim që u konfirmua sërish në vitin 2013, pas një konflikti të shkurtër por të përgjakshëm që shpërtheu në vitin 2011.
Kriza politike dhe ringjallja e konfliktit
Situata në kufirin lindor të Tajlandës, në afërsi të Bangkokut, u përkeqësua që në maj, pas një incidenti mes forcave ushtarake të dy vendeve ku mbeti i vrarë një ushtar kamboxhian. Konflikti dukej se po zgjidhej në mënyrë diplomatike pas një telefonate mes kryeministres tajlandeze Paetongtarn Shinawatra dhe liderit kamboxhian Hun Sen. Por përdorimi i termit “xhaxha” nga Shinawatra për Hun Sen një shprehje nënshtrimi në kulturën aziatike u pa si fyes nga gjeneralët tajlandezë, të cilët ruajnë pushtetin real në vend. Si rezultat, më 1 korrik, Shinawatra u shkarkua nga detyra, ndërsa çështja me Kamboxhian u rizgjua.
Zhvillimet e fundit dhe reagimet ndërkombëtare
Përleshjet e fundit shpërthyen kur trupat e të dyja vendeve akuzuan njëra-tjetrën për sjellje provokuese, që përfunduan me shkëmbim zjarri. Ministria e Shëndetësisë së Tajlandës konfirmoi se 12 civilë tajlandezë janë vrarë në përleshje, përfshirë viktima në provincat verilindore Sisaket, Surin dhe Ubon Ratchathani.
Tajlanda akuzon forcat kamboxhiane për sulm ndaj një spitali, duke e cilësuar veprimin si krim lufte dhe duke kërkuar që Kamboxhia të mbahet përgjegjëse. Nga ana e saj, Kamboxhia i ka kërkuar urgjentisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërhyjë. Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për qetësim të situatës dhe rikthim në dialog.
Tensionet në rritje rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin, në një konflikt që përfshin jo vetëm pretendime territoriale, por edhe dinamikat e brendshme politike të të dy vendeve.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

Kryefjalë në Turqi, Muçi shtron “presionin” ndaj Sylvinho-s

19/02/2026
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

Kryefjalë në Turqi, Muçi shtron “presionin” ndaj Sylvinho-s

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al