• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

26/07/2025
Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

Në debatin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 25 Korrik 2025, mbi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vitin 2025, Sekretari i Parë i Misionit të Shqipërisë në OKB, z. Erlis Hereni, theksoi përkushtimin e Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike, duke kërkuar veprime të menjëhershme për forcimin e mekanizmave ndërkombëtarë të llogaridhënies dhe përfshirjen e grave dhe vajzave në proceset e paqes dhe drejtësisë.

Nju Jork, 25 Korrik 2025

Në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutuan një mori temash, zuri vend edhe një nga çështjet më të nxehta sot në botë, për shkak të zgjerimit të gjeografisë së tensioneve, dhe luftrave të cilat përveç humbjes së jetës së njerëzve, kanë prodhuar genocid dhe spastrime etnike,

Duke diskutuar “Përgjegjësinë për të Mbrojtur” (R2P) dhe parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimeve etnike dhe krimeve kundër njerëzimit, Sekretari i Parë i Misionit të Shqipërisë në OKB, z. Erlis Hereni, përcolli një mesazh të qartë për domosdoshmërinë e veprimit kolektiv për të mbrojtur popullsitë nga mizoritë më të rënda.

Pasi përshëndeti raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vitin 2025 mbi R2P, Hereni në emër të Shqipërisë nënvizoi nevojën për zbatim më efektiv dhe të qëndrueshëm të parimeve të mbrojtjes kolektive në mbarë botën. Më tej ai theksoi se, ndonëse janë bërë përparime përmes krijimit të mekanizmave hetues dhe gjyqësorë ndërkombëtarë, bota përballet ende me sfida të mëdha për sigurinë dhe zhvillimin global. Ai paralajmëroi për rreziqet që paraqet përdorimi i gabuar apo dashakeq i teknologjisë digjitale, përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimi, të cilët në mos ndihmojnë, krijojnë terren të favorshëm për shkaktimen krime të rënda kundër njerëzimit.

Shqipëria bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, që angazhon jo vetëm shtetet, por edhe shoqërinë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët humanitarë, liderët fetarë dhe median, për të ndërtuar sisteme të hershme paralajmërimi dhe kundër – përgjigjeje. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i ndërhyrjes ishte edhe shqetësimi për glorifikimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit, si dhe për shtrembërimin e historisë nga disa qeveri apo aktorë të tjerë.

Shqipëria kërkoi forcimin e mbështetjes për viktimat, veçanërisht për gratë dhe vajzat, përmes programeve të fuqishme të mbrojtjes dhe rehabilitimit. Z. Hereni theksoi gjithashtu se përfshirja domethënëse e grave dhe vajzave në hartimin dhe zbatimin e strategjive të mbrojtjes së civilëve dhe parandalimit të mizorive është thelbësor për paqe dhe drejtësi afatgjatë.

“Bashkë mund të përkthejmë angazhimet tona në veprime konkrete për një botë më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe paqësore,” përfundoi Sekretari i Parë Hereni.

 

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al