• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

30/07/2025
Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën “arrest në burg” në ngarkim të Vadym Tryfonony, turistit ukrainas që dy ditë më parë, teksa ishte duke udhëtuar me xhipin e tij ‘Mercedez Benz’, u përplas me një fuoristradë “Range Rover”.

Masa e sigurisë u mbajt në Spitalin e Gjirokastrës, ku drejtuesi i huaj ndodhet i shtruar me plagë të shumta pas aksidentit.

Ngjarja ndodhi në kthesën e Luftinjës, në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, duke shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e një fëmije 7-vjeçar që ndodhej në bordin e ‘Range Rover’, i cili drejtohej nga babai i vogëlushit, Blerim Dulaj. Ky i fundit dhe bashkëshortja mbetën të plagosur lehtë, ashtu sikurse edhe dy turistët ukrainas, që udhëtonin në mjetin tjetër.

Prokurorja e çështjes, Aulona Haxhiraj, ka dhënë detajet nga aksidenti bazuar nga ekspertimi i grupit hetimor, ku bën fajtor shtetasin ukrainas, i cili ka konsumuar veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen. Pas kësaj, gjykatësja Entela Selmanaj ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në Pavionin e Kirurgjisë, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku shoferi ukrainas ndodhet i shruar me fraktura të shumta në gjymtyrë dhe ruhet me efektivë.

Turisti i arrestuar ukrainas kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Related Posts

Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Procedohet penalisht 32-vjeçari, dyshohet se fyeu një 69-vjeçar me telefon

27/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Nuk iu bind urdhrit të Policisë Rrugore, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Libohovë

27/02/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 43-vjeçari, dyshohet se kapi me forcë një 10-vjeçar

27/02/2026
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit

27/02/2026
Shqiptari tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes në Greqi: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…
Kryesore

Shqiptari tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes në Greqi: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…

27/02/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Kryesore

Për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona (pa Greqinë)

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Ajeti në versionin e sulmuesit,  realizon gol në Turqi

VIDEO/ Ajeti në versionin e sulmuesit, realizon gol në Turqi

28/02/2026
Statistikat interesante, te Dinamo shpërndahen golat

Statistikat interesante, te Dinamo shpërndahen golat

28/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al