• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Furtunë” në Bashkinë Fier, pas urdhrit të Ramës nisin lëvizjet e para (Emrat)

02/08/2025
“Furtunë” në Bashkinë Fier, pas urdhrit të Ramës nisin lëvizjet e para (Emrat)

Pas një procesi të gjatë monitorimi dhe vlerësimi të performancës së drejtuesve lokalë, sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka vendosur të kryejë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e njësive administrative dhe rajoneve të qytetit Fier.

Lëvizjet kanë prekur 6 zyrtarë vendorë. Kanë ndryshuar drejtuesit e 5 njësive dhe 1 prej rajoneve në Bashkinë e Fierit, teksa 4 të tjerë të njësive dhe 3 të rajoneve e kanë mbajtur postin pas analizës së performancës.

Vendimet janë marrë në koordinim me drejtuesen politike të qarkut Fier dhe janë miratuar nga strukturat vendimmarrëse të partisë.

Burime nga selia e PS në Fier bëjnë me dije se ndryshimet synojnë të forcojnë administratën vendore dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.

Ndryshimet e miratuara në Njësitë Administrative:
1-Dermenas – Kadri Fasko zëvendësohet nga Kleo Muhametaj
2-Libofshë – Themie Doko zëvendësohet nga Ilir Meçe
3-Cakran – Ferdinant Korçari qëndron në detyrë
4-Levan – Ahmet Bahaj zëvendësohet nga Eugent Gremi
5-Portëz – Zenel Selimaj qëndron në detyrë
6-Frakull – Dashnor Troka zëvendësohet nga Emiliano Braka
7-Mbrostar – Shpëtim Gremi zëvendësohet nga Indrit Zeqo
8-Qendër – Erald Qirio qëndron në detyrë
9-Topojë – Aleksandër Kola qëndron në detyrë
Ndryshimet në drejtimin e rajoneve të qytetit Fier:
-Rajoni 1 – Bilbil Çela zëvendësohet nga Albions Proko
-Rajoni 2 – Arti Sollaku qëndron në detyrë
-Rajoni 3 – Erson Goga qëndron në detyrë
-Rajoni 4 – Ermelinda Çepele qëndron në detyrë
Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, procesi i ristrukturimit nuk përfundon këtu. Pritet që ndryshime të tjera të prekin edhe nivelin e drejtorive brenda Bashkisë Fier dhe institucionet shtetërore që janë në varësi të qarkut.

Ky riorganizim vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Socialiste në Fier, teksa forcat politike në pushtet synojnë një fazë të re të menaxhimit publik, me efikasitet më të lartë, transparencë dhe përfshirje më të madhe të komunitetit lokal në vendimmarrje./ Report Tv

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al