• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbeti i plagosur nga sherri te “Uji i Ftohtë”, familjarët e Kristit rrëfejnë ngjarjen: Doli nga dyqani për të mbrojtur shitësen që u sulmua nga 39-vjeçari me thikë

04/08/2025
Mbeti i plagosur nga sherri te “Uji i Ftohtë”, familjarët e Kristit rrëfejnë ngjarjen: Doli nga dyqani për të mbrojtur shitësen që u sulmua nga 39-vjeçari me thikë

Familjarët e Kristi Konstandinit, i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, Vlorë, kanë reaguar dhe treguar një version ndryshe të ngjarjes. Ata tregojnë se Kristi ndodhej brenda në dyqanin e shokut të tij, i cili shet biçikleta dhe monopatina.

Sipas të afërmve, në ato momente pranë dyqanit ka kaluar Indrit Halili, 32-vjeçari i cili po ashtu mbeti i plagosur nga sherri.

“Halili fillimisht është përplasur me biçikletat në trotuar dhe më pas me Kristin, i cili doli për të mbrojtur shitësen”, – kanë deklaruar të afërmit.

Ata shtojnë se “Kristi i tha punonjëses: ‘Dil, largoje atë djalin’, por Indrit Halili ka refuzuar të largohet. Në atë moment ka dalë Kristi për të mos e lënë vetëm shitësen, pasi Indrit Halili njihej si njeri me probleme të shëndetit mendor dhe për konsumim të lëndëve narkotike.
Ka qenë Indriti që e sulmoi me thikë Kristin, i cili është vetëmbrojtur duke e goditur me grushta. 32-vjeçari më herët kishte plagosur një tjetër person te një karburant aty afër”, – kanë rrëfyer familjarët.
Më herët u zbulua se Kristi Konstandini është punonjës i një institucioni në varësi të Bashkisë së Vlorës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga të afërmit e tij.

Ndërsa Policia e Vlorës, përmes një njoftimi zyrtar, sqaroi se siguruan pamjet filmike dhe arrestuan shtetasin 32-vjeçar, të identifikuar si Indrit Halili. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht në lagjen ‘10 Korriku’ dhe në lagjen ‘Pavarësia 2’, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç, dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur nga shtetasi I. H.” – njoftoi Policia.

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i kryeqytetit, Tirana–Partizani në gjuhën e statistikave

Pikantet e Tirana-Partizani/ Premio, Kobiljar dhe Tare ofendojnë të kuqtë! Harrohet e kaluara e gjyshit dhe babait te “demat”

27/04/2026
Zyrtare/ Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë fejuar!

Zyrtare/ Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë fejuar!

27/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al