• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Big Brother” edhe në kantieret e ndërtimit, zbardhet rregullorja e re për monitorim me kamera

06/08/2025
“Big Brother” edhe në kantieret e ndërtimit, zbardhet rregullorja e re për monitorim me kamera

Në mes të kullave që rriten çdo ditë në horizontin e qyteteve shqiptare, vjen më në fund një përpjekje për të vendosur rregull në kaos. Kantieret e ndërtimit – që shpesh kanë qenë sinonim i rrëmujës, zhurmës dhe mungesës së kontrollit – do të futen nën një regjim të ri disipline.

Me një rregullore të re të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të paralajmëruar publikisht nga kryeministri Edi Rama, ndërtuesit do të përballen me kushte më të rrepta, kontrolle më të shpeshta dhe penalitete të forta nëse cënojnë komunitetin përreth.

Në një komunikim publik më 1 gusht 2025, kryeministri Edi Rama zbuloi se së shpejti do të miratohet një rregullore e re për kantieret e ndërtimit, me qëllim për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar rendin urban. Ai theksoi rëndësinë e eliminimit të zhurmave të ndërtimit dhe të ndërhyrjeve që shqetësojnë komunitetin përreth.

“Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problemi i zonës. Qyteti nuk mund të jetë peng i betonit”, tha Rama, duke paralajmëruar masa “drastike” ndaj atyre që shkelin rregullat

Çfarë përmban rregullorja e re?

Eliminimi i zhurmave të tejzgjatura: punime që kërkojnë zhurmë të madhe duhet të kryhen duke minimizuar ndikimin në banorët. Subjektet që nuk respektojnë rregulloren do të përballen me masa administrative dhe konfiskime. I publikuar në Fletoren Zyrtare, vendimi nr. 448, datë 31.7.2025 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të punimeve të ndërtimit dhe të rregullave të kantierit” përcakton rregulla të reja dhe më të rrepta për mënyrën se si ngrihen, organizohen dhe monitorohen kantieret e ndërtimit në Shqipëri.

Sipas rregullores së publikuar në Fletoren Zyrtare, kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sinjalistika, kamerat dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues. Kantieri duhet të jetë i rrethuar, të ketë të paktën katër kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij, si dhe tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet.

Këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të zbatohen nga ndërtuesit e pallateve. Po ashtu, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të kenë gjithashtu akses te kamerat për të kontrolluar dhe inspektuar nëse projekti po zbatohet në përputhje me lejen e ndërtimit. Gjithashtu, të gjitha mjetet e kantierit do të jenë të pajisura me GPS funksional, në të cilat do të kenë akses IKMT dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Përveç lejes së ndërtimit, sipërfaqes, intensitetit dhe afatit të punimeve dhe gjithë detajeve për kompaninë që bën ndërtimet, në dokumentin e afishuar duhet edhe një numër telefoni për çdo kontakt.

Ja pikat kryesore të këtij vendimi:

Rregulla të reja për ngritjen e kantierit:

Kantieri duhet të rrethohet me kamera sigurie (minimumi 4) në çdo kënd.

Pamja e rrethimit ndryshon sipas zonës (blu për jugun bregdetar, jeshile për veriun).

Duhet të vendoset tabela e identifikimit me të gjitha të dhënat e projektit dhe lejes.

Rrethimi dhe tabela nuk konsiderohen si objekt reklamimi, pra nuk tatohen si tabela.

Monitorimi elektronik:

Kamerat e sigurisë dhe GPS-i i mjeteve të ndërtimit duhet të kenë akses të hapur për IKMT-në dhe AZHT-në, për të monitoruar projektin në kohë reale.

Përveçse duhet të qëndrojë vetë me kohë të plotë në kantierin e ndërtimit, drejtuesi teknik do të pezullojë punën në rast se nuk garantohen masat mbrojtëse për punëtorët në kantier, ndërsa për defektet e vëna re në punime dhe kohën e korrigjimit të tyre, mbikëqyrësi i punimeve duhet të njoftojë zbatuesin.

Detyrime për zbatuesin e punimeve:

Zbatuesi duhet të njoftojë paraprakisht në sistemin e-leje për fillimin e punimeve dhe të dorëzojë dokumentacionin teknik.

Është përgjegjës për: Sigurinë në punë; Cilësinë e materialeve; mbajtjen e dokumentacionit fotografik dhe video; por edhe për korrigjimin e dëmeve që mund të shkaktojë.

Detyra të drejtuesit teknik:

Duhet të jetë rezident me kohë të plotë në kantier, në raste projektesh mbi 30 milion lekë.

Është përgjegjës për verifikimin dhe zbatimin korrekt të projektit.

Mund të pezullojë punën dhe të largojë punonjës, nëse nuk respektohen masat e sigurisë./Zëri

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit: Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit: Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

27/04/2026
Sukses i madh për “Michael”, filmi për Jackson nis me shifra historike

Sukses i madh për “Michael”, filmi për Jackson nis me shifra historike

27/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al