• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive

09/08/2025
Vijon zjarri në pyllin e Drenovës, flakët nuk shuhen as me helikopter

Gjatë orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 mbeten ende aktive në zona të ndryshme të vendit.

Vatrat e shuar u lokalizuan në disa prej zonave me rrezik, ndërsa forcat në terren dhe ndërhyrjet ajrore vijojnë punën intensive për menaxhimin e zjarreve aktive në qarqe të ndryshme.

Zjarret aktive po luftohen në këto zona kryesore:

Qarku Vlorë: Në fshatin Navaricë, zjarri ka ndryshuar drejtim duke u zhvendosur në mal mbi fshat. Në Leshnicë e Poshtme, ndërhyrja ajrore ka shmangur rrezikun për banesat. Operacionet mbështeten edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionë Fireboss nga Suedia, që kanë kryer 44 hedhje uji.

Fshati Tragjas, Orikum: Zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, me 20 efektivë në terren. Aktualisht nuk rrezikohen banesat.

Qarku Fier: Në Lofkënd të Mallakastrës, zjarri aktivizohet në dy vatra në jug dhe veri-perëndim, ku operimet nga toka janë të pamundura. Puna vazhdon me avionin kroat Canadair për izolimin e zjarrit.

Qarku Lezhë: Në Malaj Epërm, Mirditë, po digjen rreth 10 hektarë pyje me pisha dhe lis, në një terren të vështirë për akses me mjete. Operojnë 33 forca lokale, duke krijuar breza ndarës për parandalimin e përhapjes. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Qarku Dibër: Në Mali i Allushit, Klos, vatra që ishte shuar është riaktivizuar, por është nën kontroll dhe nuk kërcënon banesat.

Qarku Elbasan: Në Lleshaj, Gramsh, zjarri është izoluar plotësisht pas punës intensive gjatë ditës dhe po mbahet nën monitorim nga Shërbimi Pyjor.

Qarku Tiranë: Në malin e Bërzhitës, po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me bimësi të dendur, pa rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes apelon për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët dhe forcat operacionale për të parandaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur jetën dhe pronat.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri

Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri

22/09/2026
SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al