• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama mban në ankth socialistët për qeverinë e re

20/08/2025

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë e katër viteve të ardhshme. Kësaj here ai ka vendosur t’i lërë të gjitha për në fund të verës, duke mbajtur në ankth socialistët.

Në ditën e fundit të korrikut, Kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Por situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën.

Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë, pasi ministrat janë të detyruar që të pushojnë në vend. Si të rinjtë socialistë, ashtu edhe të vjetrit, rrjetet sociale i kanë shfrytëzuar për punët e qeverisë, duke publikuar aksionet për lirimin e hapësirave publike deri tek menaxhimi i situatës me zjarret.

Në krye të detyrës apo me pushime, të gjithë kanë qenë me një sy dhe një vesh nga vila qeveritare në Dhërmi, për të kuptuar sa më shumë sinjale për zhvillimet e ardhshme politike. Një pjesë e ministrave presin rikonfirmim, socialistë të tjerë presin promovim në strukturat e qeverisjes apo në ato partiake. Por e përbashkëta është se asnjë nuk e ka të sigurt se ku do të shërbejë politikisht katërvjeçarin e ardhshëm.

Sipas traditës politike, të majtët presin Asamblenë, e cila tani do të mbahet në fund të gushtit, ku Kryeministri do të lajmërojë kabinetin Rama 4, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar. Deri në takimin e radhës, socialistët kanë nisur të bëjnë kalkulimet e tyre nëse angazhimi në parti mund të shpërblehet me një post në selinë e qeverisë, sidomos ata që nuk ja dolën të rinovonin mandatin e deputetit me 25 prill.

Edhe deputetët që u pyetën në parlament, e kanë pranuar pasigurinë. Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite dhe Ogerta Manastirliu me 8 vite./ A2 CNN

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al