Mësohen identitet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, si dhe një tjetër vajzë është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rozina Dhimaku, pasagjere. Ndërsa Antonela Zhupa pasagjere, e plagosur.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.








