• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë në Greqi/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë. Varrimi nesër, në të njëjtën datë që vogëlushja kishte lindur

25/08/2025
E rëndë në Greqi/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë. Varrimi nesër, në të njëjtën datë që vogëlushja kishte lindur

Pak më shumë se 24 orë nga arrestimi i prindërve dhe gjyshit të vajzës 4-vjeçare shqiptare, që u mbyt tragjikisht në pishinën afër shtëpisë në ishullin Paxos teksa u humbi nga vëmendja familjarëve të saj, Prokuroria greke i ka liruar të tre.

Sipas vendimit të Prokurorisë në ishullin e Paxos, u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi, informon media e vendit fqinj.

Ditën e nesërme, (26 gusht), familjarët dhe miqtë do t’i thonë “lamtumirën” e fundit 4-vjeçares. Por detaji më prekës ka qenë fakti se në të njëjtën ditë katër vjet më parë, përkatësisht më 26 gusht 2021, lindi 4-vjeçarja Amelia që humbi jetën. Babai i saj, e kishte bërë datëlindjen dhe emrin e vajzës tatuazh në krah.

“Një sekondë është e mjaftueshme që të ndodhë më e keqja. Sapo njerëzit e kuptuan se fëmija ishte zhdukur, ata filluan kërkimin me fqinjët. Ata menjëherë njoftuan policinë. Përfundimisht, fëmija u gjet nga një fqinj që mori pjesë në hetim”, tha avokati i familjes, që e cilësoi një aksident fatkeq në një reagim për mediat.

Edhe të ndaluarit pas ngjarjes thanë se vajza ishte duke luajtur në oborr kur u humbi nga vëmendja në pak minuta. Edhe pse e kërkuan menjëherë, gjetja në kohë ishte e pamundur.

Trupi i fëmijës u zbulua në pishinën e një vile 150 metra larg, që ishte e boshatisur. Ishte kuzhinieri i vilës që konstatoi trupin e vogëlushes dhe njoftoi autoritetet, por megjithë ndihmën e dhënë, vajza nuk u shpëtua dot.

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

26/04/2026
Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al