POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën pije alkolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.








