POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









