• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë

Nga Indrit Vokshi

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo. Por s’ka asnjë çudi. Në 2007, Sali Berisha zgjodhi presidentin Topi me votat e 6 a 7 socialistëve (koalicion fluid utilitar). Në 2013 mbajti qeverinë me votat e socialistëve Asllan Dogjani (sot demokrat i flaktë), Kastriot Islami e i ndjeri Gjovalin Kadeli (koalicion fluid utilitar).

Por kulmi ka qenë qeveria e vitit 2009 kur Berisha mori në qeveri krahun më fanatik të së majtës; jo veç ministrat, por çka ishin poshtë ministrave ishin enveristë radikalë, nostalgjikë të epokës së Mehmet Shehut, ish- punonjës të Sigurimit etj të cilët e quanin PS-në të butë, të liberalizuar dhe jo aq komuniste sa dëshironin ata.

Dëboi grupimin e Bamir Topit, pranoi të humbte votë të djathtë vetëm që grupimi i Topit të mos kishte më akses në parti e në pushtet dhe, kur doli 70 mandate, boshllëkun e kompesoi me LSI-në. Dhe prej asaj dite LSI nuk iu nda PD-së. E lidhi fatin me ta.

Ju do të thoni ai ishte koalicion, ndërsa kjo e Ramës është “blerje”. Nuk është e vërtetë. Edhe kjo e Ramës koalicion është, veçse është koalicion ndryshe. Jo të gjitha koalicionet janë njëlloj. Ka forma e forma koalicionesh.

Ka koalicion direkt me strukturën zyrtare partiake, ka edhe koalicion me flukse, individë, korente apo rrjete shoqërore të cilat dikur i përkisnin krahut tjetër.

PD-ja (as PS-ja) nuk është pronare e njerëzve e nuk mundet t’iu kërkojë llogari e t’iu thotë se meqenëse dikur ke aderuar te unë, duhet të aderosh përjetësisht te unë.

Akuzat që PD-ja zyrtare e vulës dhe selisë do të hedhë në drejtim të njerëzve të cilët mund (nese..) të bashkohen me Edi Ramën, janë kot, sepse nuk ka pronësi mbi ta. Aq më tepër që shumicën prej tyre i ka dëbuar vetë me akuzat për tradhëti dhe jo adhurim në nivelet e duhura të figurës së Sali Berishës.

Në pikën ku ka arritur pushteti i Edi Ramës ai ka nevojë për rotacion të interesave. Nuk munden të polarizohen kampet në shoqëri, pushteti gjithçka, ndërsa kush nuk është afër pushtetit, përjashtohet, eksterminohet dhe të shtyhet në periferi të shoqërisë. Kjo shkakton probleme dhe frustrim në shoqëri dhe Edi Rama e kupton; nëse nuk e kupton ia kanë shpjeguar këshillëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Kur u nis foltorja në vitin 2021, premtimi ka qenë “Më të fortë, më të hapur, më të bashkuar”. Pas 4 vjetësh realiteti është “Më të dobët, më të mbyllur, më të përçarë” – pra një dështim spektakolar për të cilin askush nuk guxon të flasë sepse udhëheqësi ia pret gjuhën me gërshërën e cila ka formën e dy gishtave të demokracisë.

Tani taksirat i ka mbetur Edi Ramës të mundohet t’i shpëtojë demokratët nga degradimi i interesave të tyre. Fundja edhe Edi Rama ish- demokrat është, themelues i PD është, veçse i dëbuar qysh ditët e para sepse udhëheqësi e nuhati që ai ishte armik i votës së lirë dhe e largoi qysh në fillim.

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al