Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ka qenë një makinë tjetër tip ‘DACIA’ me drejtuese një shofere të huaj.









