Një aksident rrugor është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën e fshatit Poro të Vlorës, ku ka humbur jetën një 65-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M. L., banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.
“Paraprak/Sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor”, njofton policia.









