• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditet grupi kriminal, 3 shqiptarë të arrestuar në Selanik (Emrat)

14/09/2025

Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, të cilët janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri në këtë qytet, ndërkohë dyshohet se kryejnë trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.

Gentian Çipi 39 vjeç, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli 30 vjeç dhe Kleo Topa 23 vjeç, të tre nga Korça, kanë rënë në prangat e policisë grek.

Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Në vendin e ngjarje policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit, sipas raportimeve të ‘TCH’.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al