• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Do verë të mirë miku…”, mesazhet që “fundosën” kryebashkiakun e Kolonjës

26/09/2025
“Do verë të mirë miku…”, mesazhet që “fundosën” kryebashkiakun e Kolonjës

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore.

Çështja përfshin dy tendera të rëndësishëm: një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

SPAK ka marrë në procedim 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të parapara dhe të paracaktuar, duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike, shkruan bw.

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II.

Komunikimet, të cilat janë zhvilluar përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme.

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Sa më shpejt s plis…”

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:

“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ju vell…!”

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:

“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:

“330 Eshtë max.”

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Shqyr…?”

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ishte teeepeeeeee e larte”

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”

Sakaq, SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet.

Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat.

Related Posts

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë
Kryesore

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

25/02/2026
Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes
Kryesore

Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes

25/02/2026
Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)
Kryesore

Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

25/02/2026
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet
Kryesore

Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

25/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Flamurtari pa trajner, Moriero nuk kthehet te kuqezinjtë

25/02/2026
Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al