POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga këqyrja e celularit të tij janë konstatuar të hapura faqe për lojëra fati, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti dhe 1 shkop bejsbolli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme









